Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka cilësuar të kundërligjshëm vendimin e Qeverisë Kurti për t’i kthyer pagat në sistemin e drejtësisë para rritjes me vendim të Qeverisë Haradinaj më 2017.
Sipas tij, vendimi nuk do të gjejë zbatim.
“Një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Qeverisë për uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshëm. Ky vendim nuk ka me gjet zbatim. Nuk mundet të zbatohet një vendim i kundërligjshëm. Më vjen keq për Kryeministrin Kurti për nivelin e njerëzve që e këshillojnë në çështje të drejtësisë. Këta nuk ia duan të mirën Kryeministrit. Të njëjtit nuk duhet me vënë në situata të tilla Kryeministrin”, ka shkruar Miftaraj.
Qeveria të mërkurën vendosi që të kthejë pagat në këtë sistem sikur para rritjes prej gati dyfish që kishte vendosur Haradinaj. Vendimi i parapriu miratimit të projektligjit për paga, që i është dërguar Kuvendit për miratim.
-
Masa ekstreme kundër Qeverisë, “gjyqtarët dhe prokurorët mund të ofrojnë dorëheqje kolektive”
-
VV-ja dikur thoshte se vetëm Kuvendi ka kompetencë të vendosë për pagat e funksionarëve
-
Tahiri: Vendimi për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë kundërkushtetues
-
Hoti - Qeverisë: Në kohë inflacioni pagat duhet të rriten e jo të ulen
-
Miratohet projektligji për paga, Qeveria kthen pagat në drejtësi sikur para rritjes