Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë se pas vrasjes së një gruaje pranë objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, duhet të pasojnë dorëheqjet.
“Edhe një grua vritet në mes të ditës në institucion shtetëror. Në një shtet normal dorëheqjet si akt moral do të pasonin sot. Jo arsyetime koti, jo sqarime, por dorëheqje”, ka shkruar ai në Facebook.
Një 21-vjeçare u vra para objektit të QPS-së në Ferizaj. Siç kanë konfirmuar autoritetet, i dyshuar është ish-partneri i saj. Të dy ishin takuar në QPS, gjatë kohës kur gruaja kishte dërguar fëmijën për ta takuar babanë.
Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe vëllai i mitur i viktimës. Policia ka arrestuar 36-vjeçarin e dyshuar.
-
Berisha: Për gratë s’ka siguri as në shtëpi, as në rrugë, as në institucione
-
Vrasje pranë Qendrës për Punë Sociale, 21-vjeçarja qëllohet me armë nga ish-bashkëshorti
-
Kurti: Drejtësia të veprojë pa vonesa
-
Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, plagoset vëllai i saj
-
Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj