Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miftaraj: Çështjet kontestuese për prona po vendosen me tytën e kallashit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se vrasjet në Kosovë e Shqipëri për pronat po ndodhin pasi populli s’ka besim në sistemin gjyqësor.

Duke iu referuar raporteve të përditshme të vrasjeve për prona në Kosovë dhe atij të fundit për vrasje të katërfishtë po ashtu për pronë, në Velipojë të Shqipërisë, Miftaraj ka shkruar në Favebook se çështjet kontestuese për prona që ishte dashur të vendoseshin në gjykatë, po vendosen me tytën e kallashit.

“Pse në Kosovë dhe Shqipëri ndodhin vrasje për prona ose për kontestin më të vogël civil? Sepse populli s’ka pikë besimi në sistemin gjyqësor! S’kanë besim se gjykatat vendosin në bazë të fakteve, s’kanë besim se ndahet drejtësi. Edhe kur ndahet drejtësia në gjykatë, të merr kohë 7, 8, 9 e deri 15 vite. Çështjet kontestuese që duhet mu vendos në gjykatë, fatkeqësisht po vendosen me tytën e kallashit. Jeta e njeriut statistikë dhe lajm për kronikat e zeza!”, ka shkruar Miftaraj.