Mbi 300 mijë automjete llogaritet se janë në qarkullim në mbarë vendin. Në 8 vjetët e fundit, ky numër i veturave të regjistruara nga rreth 200 mijë, është rritur për 100 mijë.
Por, jo të gjitha këto vetura do të mund të jenë në qarkullim, pas një vendimi që pritet të merret nga Ministria e Infrastrukturës.
Kjo ministri, së bashku me atë të Mjedisit dhe të Financave, është duke punuar në nxjerrjen e një vendimi, përmes së cilit do të nisë së shpejti kontrolli i emetimit të gazrave, raporton KTV.
Të gjitha ato vetura të cilat nuk do të mund t’i plotësojnë këto standarde, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, nuk do të mund ta kalojnë kontrollin teknik.
Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës thonë se tashmë kanë nisur provat testuese te disa automjete, për ta parë nivelin e ndotjes që ato po e shkaktojnë në ambient.
Por, institucioni i cili ka kompetencë edhe mbrojtjen e ambientit, thotë të jetë i pakënaqur me punën e deritanishme të Ministrisë së Infrastrukturës në këtë proces.
Edhe
Ambientalistët e mirëpresin vendimin e MI-së për të matur sa gaz lirojnë veturat në Kosovë
Derisa ekspertë të komunikacionit thonë se shumë vetura, për shkak të vjetërsisë mbi 18 vjet, nuk do të mund fare ta kalojnë këtë kontroll teknik.
Udhëzimi administrativ i vitit 2018, parasheh që qendrat e kontrollit teknik të automjeteve, përmes pajisjeve, ta bëjnë matjen e emetimit të gazrave dalëse te motorët dizel dhe ata benzinë.
-
Maqedonia e Veriut po shndërrohet në një depo të veturave të vjetra
-
Mercedesi pritet t’i tërheqë rreth 100 mijë makina në Gjermani
-
Institucionet pa të dhëna për ndotjen e ajrit nga emetimi i gazeve të automjeteve
-
Sipas ARC-së, numri i veturave të paregjistruara është ulur në 20 mijë nga mbi 200 mijë