Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MF-ja duhet ta presë Kushtetuesen për t’i ndarë paratë KQZ-së për zgjedhjet

Mbajtja e zgjedhjeve të mundshme këtë vit, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës me miliona euro.

Pasi viti 2019 nuk është paraparë të jetë vit zgjedhor, Ministria e Financave është e detyruar që alokimin e mjeteve ta bëjë nga kategoria e subvencioneve, raporton KTV.

Por, edhe nëse ka kërkesë nga KQZ-ja, Ministria e Financave nuk do të mund ta bëjë një gjë të tillë, pa marrjen e opinionit nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me veprimtarinë e Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Megjithatë, sipas Lulzim Rafunës, këshilltar i ministrit në largim të Financave, Bedri Hamza, ndarja e mjeteve nuk do të jetë problem.

Në anën tjetër, nga Komisioni Qendror Zgjedhor, nuk kanë dhënë ndonjë shifër se sa mund t’i kushtojë buxhetit organizimi i zgjedhjeve të parakohshme.

Edhe Për gjashtë muaj, rreth 20 milionë euro për zgjedhje të parakohshme Zgjedhjet 2026 Për gjashtë muaj, rreth 20 milionë euro për zgjedhje të parakohshme

Sipas zëdhënësit Valmir Elezi, një gjë e tillë do të dihet pas planifikimeve të bëra.

Zgjedhjet e parakohshme, qendrore dhe lokale, të mbajtura dy vite më parë, buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar rreth 11 milionë euro.