Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meteorologët thonë se ky dimër do të jetë më i ftohti në pesë vitet e fundit

Meteorologët parashikojnë se dimri sivjet do të mbërrijë më herët, duke vënë theksin tek Mbretëria e Bashkuar, e cila sipas tyre do të qëllohet këtë javë nga ky mot i ftohtë.

Ekspertët e motit, siç transmeton RTK, paralajmërojnë britanikët se duhet të përgatiten për dimrin më të ftohtë që nga vitet 2012-2013, me temperatura që do bien nën -10 gradë celsius gjatë dhjetorit dhe janarit.

Meteorologu i njohur i Anglisë Alan Reppert tha: “Dëbora dhe akulli do të jenë një kërcënim shumë më i lartë këtë dimër dhe mund të ndikojnë në Londrën.

Të gjitha zonat e qarkut mund të preken, përfshirë edhe Anglinë e Jugut, duke e bërë atë dimrin më të ftohtë që nga 2012-13. Atë dimër, temperaturat ranë në -14C duke bërë që edhe rrugët dhe hekurudhat të ngrijnë.

Ndërsa edhe meteorologu i kompanisë Weather Company Todd Crawford tha: “Ne presim dimrin më të ftohtë në Britani të Madhe që nga 2012-13. Rreth 31,100 njerëz vdiqën gjatë dimrit të 2012-13, sipas shifrave nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), e cila ishte një rritje prej 29 për qind krahasuar me dimrin e kaluar. Shumica e vdekjeve ndodhën në mesin e atyre të moshës 75 vjeç e lart.

Ndërkaq, Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në balancim ka sugjeruar një tjetër dimër të butë.

Edhe Stuhia dimërore do të sjellë Krishtlindjen më të ftohtë në dekada në SHBA Botë Stuhia dimërore do të sjellë Krishtlindjen më të ftohtë në dekada në SHBA

Pavarësisht nga ajo që tregojnë, niveli i aftësive të modeleve sezonale për Britaninë e Madhe dhe Evropën Veri-perëndimore është ende i ulët. Me fjalë të tjera ato nuk janë shumë të sakta, derisa të dalin disa nga sistemet tjera të parashikimeve me rezultatet e tyre.

Vitin e kaluar, dimri 2016 – 2017 ishte më i ashpër duke shënuar temperature të ulëta.