Një stuhi e madhe dimërore që përfshiu SHBA-në këtë javë mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në katër dekada në disa pjesë të vendit, thonë parashikuesit e motit.
I ftohti "një herë në gjeneratë" – që filloi në Paqësorin Veriperëndimor të martën, përpara se të shpërthente në lindje - do të bëhet një "ciklon bombë" deri të premten.
Më shumë se 90 milionë njerëz janë nën alarmet e motit dimëror në 37 shtete.
Rreth 80% e vendit pritet të përjetojë temperatura nën zero, duke përfshirë vende deri në jug të Teksasit.
I quajtur “Winter Storm Elliot” nga Weather Channel, shpërthimi arktik pritet të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në Midëest që nga fundi i viteve 1980, raportoi BBC.
Edhe Florida parashikohet të shohë Krishtlindjet e saj më të ftohta në 30 vjet.
“Erërat e kësaj magnitude mund të shkaktojnë ngrirje në më pak se pesë minuta nëse nuk merren masat paraprake, me hipotermi dhe vdekje gjithashtu të mundshme nga ekspozimi i zgjatur ndaj të ftohtit”, thuhet në këshillën e Institutit Kombëtar të Motit.
Guvernatorët e Kentuckyt dhe Karolinës së Veriut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Kushtet me borë dhe rrugët me ngrirje pritet të shkaktojnë kaos udhëtimi këtë fundjavë.