Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Manastir për të përkujtuar 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit.
Sipas njoftimit të Presidencës, Kreu i Shtetit u prit nga dhjetëra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi, raporton Tch.
Presidenti vizitoi shtëpinë muze ku u mblodh Kongresi i Manastirit dhe shpërndau në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit.
“I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir. Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Meta në fjalën e tij.
-
Meta viziton shqiptarët në Mexhitli të Manastirit, bën shqiponjën bashkë me banorët e atjeshëm
-
Presidenti Meta mirëpritet nga shqiptarët në Manastirin e alfabetit
-
116 vjet nga Kongresi i Manastirit
-
Rama e këshillon Kurtin që ta dëgjojë Osmanin: Unë e dëgjoj presidentin tim
-
Kongresi i Manastirit – përcaktues ekzistencial i shqipes së shkruar