Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë ditës sotme kanë bërë një vizitë ngushëlluese familjes Abazi që humbi dy djemtë e saj në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.
Nga Livoçi i Gjilanit, presidenti Meta tha se ndjenja e solidaritetit dhe vëllazërore që po ekziston mes dy vendeve po lehtëson dhimbjen e çdo qytetari në Shqipëri, por edhe të familjes Abazi.
“Nuk mund të mos vija sot në Gjilan për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi për humbjen e dy njerëzve mjaft të dashur që është një humbje e pazëvendësueshme e cila ishte pjesë e gjithë aty humbjeve njerëzve që pësuan në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Besoj që me këtë ndjenjë të solidaritetit që ekziston mes dy vendeve tona që është një ndjenjë tepër vëllazërore dhe njerëzore. Dhimbja do të jetë më e lehtë. Kjo familje do të ketë mundësi për të përballuar atë me mbështetjen e të gjithë neve në mënyrë edhe ata fëmijë që kanë humbur prindërit e tyre të ketë mbështetjen për një të ardhme më të mirë” , tha Meta, transmeton kp.
Meta gjatë ditës po ashtu ka ndarë dekorata për trupat e FSK-së që i dolën në ndihmë shtetit shqiptar gjatë tërmetit që ndodhi javën e kaluar.
-
Shqipëria ndan 16 mijë euro për familjen Abazi që humbi dy djemtë nga tërmeti
-
Minxhozi e Haziri ngushëllojnë familjen Haliti, kërkojnë të hetohet rasti
-
Gjilani mbledh 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti
-
Meta nderon FSK-në, Haradinaj thotë se s’ka nevojë të krijohet shtab për të ardhurit nga Shqipëria
-
Meta pas takimit me Mustafën: Shpresoj më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës