Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta takon me ambasadorët e BE-së, i informon për shtyrjen e zgjedhjeve

Ne kulmin e tensioneve politike ne vend, teksa PS ka depozituar zyrtarisht ne Kuvend kërkesën për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit, kur ky i fundit ka anuluar 30 qershorin, ndërkohë që kryeministri Rama nuk lëviz nga kjo datë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.

Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama, transmeton Panorama.

Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti ne nje takim qe ka zgjatur rreth 2 ore, i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet ne Kushtetute dhe tashme ka fuqi ligjore pasi eshte botuar ne Fletoren Zyrtare.