Tonet e ashpra të Ilir Metës në Shkodër kundër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ishin vetëm një paralajmërim i shpërthimit të tij, gjatë emisionit “Debat” në Channel One. Kryeparlamentari akuzoi për një komplot kundër demokracisë. Ai e quajti Bashën një politikan pa shtyllë kurrizore, ndërsa Ramën mosmirënjohës të pashërueshëm.
Marrëveshjen Rama-Basha të cilën LSI e ka përshëndetur zyrtarisht, Ilir Meta për herë të parë e kritikoi ashpër, duke e cilësuar si komplot ndaj demokracisë.
Tani Edi Rama dhe Lulzim Basha thotë se i ngjajnë si dy pika uji, ndërsa komenton fushatën e tyre përballë njëri-tjetrit.
Tashmë që marrëdhënia PS-LSI duket një kapitull i mbyllur, Ilir Meta tregoi ku qëndron problemi që ai ka ai ka pasur me Edi Ramën gjatë këtij 4-vjeçari bashkëqeverisjeje.
Sulmi ndaj Ramës vijoi, kur kryeparlamentari akuzoi kryeministrin si përgjegjësin e vetëm për drogën në vend.
Me frekuentimin e shpeshtë të Doktorit të PD-së, nuk e pati problem t’i gjejë diagnozën Edi Ramën, ndërsa komentoi edhe marrëdhënien e kryesocialistit me partinë që drejton.
Po kaq i ashpër u tregua edhe me Lulzim Bashën.
Edhe
Vazhdojnë përplasjet mes Ramës e Bashës
Kryedemokratit që mburret me Rrugën e Kombit, i rikujtoi disa detaje.
Në fund i dha kolpon finale, nisur edhe nga eksperienca kur me Lulzim Bashën ishte në të njëjtën qeveri.
Në fund paralajmëroi se nëse do të mbeten vetëm dy parti, një prej tyre do të jetë LSI.
-
Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, hidhen molotovë e fishekzjarrë
-
Vazhdojnë përplasje PD-Qeveri edhe pas protestës së dhunshme në Tiranë
-
Lëndohen 11 policë nga protesta e PD-së në Shqipëri, 18 të arrestuar
-
Tensione në protestën e Partisë Demokratike në Shqipëri, 25 të arrestuar e 11 policë të lënduar