Lideri demokrat Lulzim Basha nga Elbasani u shpreh se një qeveri e përbashkët Rama-Basha është një trillim i socialistëve për të larguar krizën.
Basha tha se nuk do të bëjë pazar me të keqen, por pranoi se i ka premtuar partnerëve ndërkombëtarë një dialog për një zgjidhje të krizës, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës së bashkuar, para jush dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore. Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama!”, tha ai.