Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta pret ministrin e Brendshëm të Italisë, Marco Minniti

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, ministrin e Brendshëm italian, Marco Minniti.

Duke vlerësuar partneritetin strategjik mes dy vendeve, presidenti Meta, u ndal në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin e gjatë dhe intensiv për çështjet e sigurisë dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit për media nga Presidenca, të dy bashkëbiseduesit përshëndetën rezultatet konkrete dhe koordinimin efikas mes organeve ligj-zbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës dhe ndanë të njëjtin mendim se, në këtë luftë është shumë e rëndësishme që të mos ketë të paprekshëm dhe të goditen nivelet e larta të krimit.

“Presidenti Meta, vlerësoi rolin vendimtar të Italisë dhe të Antimafias italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e një të ardhme më të sigurt në të dy brigjet e Adriatikut, si dhe theksoi se Shqipëria është sot në një moment shumë të rëndësishëm për ndërtimin e një ekonomie të shëndetshme e të qëndrueshme, larg burimeve kriminale”, citohet të ketë thënë Meta.

Në anën tjetër, ministri i Brendshëm, Minniti e konsideroi të rëndësishëm bashkëpunimin mes agjencive të të dy vendeve dhe shprehu angazhimin e tij për vijimin e mbështetjes italiane në forcimin e fuqisë goditëse kundra trafiqeve të drogave, si dhe të kapaciteteve investiguese.