Ministri i Jashtëm Italian, Enzo Moavero Milanesi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, si edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Milanesi theksoi për dy aktorët kryesorë politikë, rëndësinë e dosmodoshme, për të siguruar respektimin e rregullave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, Ministri i jashtëm italian tha se është shumë e rëndësishme të evitohet çdo formë e dhunës dhe mendimet e qëndrimet e gjithësecilit të shprehen në mënyrë demokratike.
“Me këtë “frymë realiteti të rëndë në reciprocitet me dialektikën politike kundërshtare”, ka theksuar ministri “duhet të sigurohet, siguria dhe korrektësia e procesit elektoral në Shqipëri” i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar, i udhëhequr nga OSBE-ODHIR, në të cilin bëjnë pjesë vëzhgues nga shumë vende, përfshirë edhe Italinë”, shkruan B.W.
-
Rama filmohet në Romë në një bisedë të tensionuar në telefon
-
Meloni organizon tubim me liderë të ndryshëm, tërheq vëmendjen takimi me Ramën
-
Italia alarmohet pas sulmeve në ambasada
-
Ministri i Jashtëm italian kërkon nga Kurti e Vuçiqi të mos ndërmarrin veprime të njëanshme
-
Italia i lutet Draghit të qëndrojë ndërsa përgatitet të përballet me Parlamentin