Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta bashkë me bashkëshorten Monikë Kryemadhi e me fëmijë kanë uruar besimtarët e krishterë për ditën e Krishtlindjeve.
Ka uruar që kjo festë të sjellë lumturi e paqe tek njerëzit, e ndër të tjera edhe begati.
Ka thënë se në këtë ditë nuk duhet harruar të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët.
Postimi i Metës në Facebook:
Të dashur miq,
Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t'ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!
Edhe
Osmani uron Krishtlindjen: Të na bashkojë tradita, respekti, solidariteti dhe mikpritja
Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit.
Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim.
Gëzuar nga mot Krishtlindjen!