Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit që zhvilloi me partitë parlamentare sonte në mbrëmje, deklaroi se opozita nuk po demonstron vullnet për zgjidhjen e krizës politike.
Meta tha se kodi zgjedhor na çon nga kriza në krizë.
“Për të ardhur keq që nuk demonstrohet vullneti dhe që opozita flet për ultimatume. Janë bërë disa hapa të rëndësishëm nga ana e mazhorancës për të krijuar një klimë sa më konstruktive besimi, por kuptohet qe opozita ka një agjendë të saj që nuk i shërben procesit dhe vetë opozitës. Sa i përket kodit zgjedhor, ai është një kod i mallkuar që në vitin 2008 dhe kërkon të mbajë në errësirë edhe tani zgjedhjet. Duhet të bëhet çdo përpjekje qe vota e qytetarëve do te jetë e drejtë dhe e barabartë. Ne po kontribuojmë për një zgjidhje politike. Nuk duhet të kontribuojmë që kjo parakrizë të na çojë në situata të pakënaqshme. Ky kod zgjedhor nuk ka provuar tu japë shqiptarëve demokracinë që kërkojnë”, tha Meta.