Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, po qëndron tek familja Haradinaj në Gllogjan, pas ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt.
Meta ka shkuar për t'i shprehur ngushëllimet e tij familjes Haradinaj.
Edhe sot gjatë ditës Meta tha se Hilmi Haradinaj ishte burrë i atdhedashurisë dhe që dha shumë për Kosovën.
"Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.
Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.
Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!", ka shkruar Meta.
Hilmi Haradinaj ka ndërruar jetë mbrëmë.
-
Kulla e Haradinajve në Gllogjan ka hapur derën për ngushëllime për kryeplakun
-
Meta viziton familjen Abazi që i vdiqën dy djem nga tërmeti në Shqipëri
-
Haradinaj në shugurimin e Kishës në Gllogjan: Shqiptarët mburren me Skënderbeun dhe Nënën Terezë
-
Meta në Prishtinë, takon Haradinajn
-
Meta për Haradinajn: Nuk ka pabesi që e thyen heroin e kombit