Presidenti i Republikës Shqipërisë, Ilir Meta, ndau dekoratën e lartë, post-mortem, “Nderi i Kombit” për Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, të vrarë pas luftës nga forcat serbe.
Dekorata u është dorëzuar të dielën (12 qershor) në Nju Jurk, prindërve të vëllezërve luftëtarë të UÇK-së, Bahrije e Ahmet Bytyçi, kur u shënua edhe Dita e Çlirimit të Kosovës.
Vëllezërit Bytyqi, ishin pjesë e batalionit “Atlantiku”. Ata pas luftës, pasi kaluan kufirin Kosovë – Serbi, u arrestuan nga forcat serbe dhe pas një kohe u gjetën të vrarë.
“Zbardhja e gjenocidit dhe të gjitha krimeve të kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë!”, ka shkruar presidenti Meta të hënën në Facebook. “Në qoftë se çmimi i lirisë ishin jetët tona, ne nuk mundëm të jepnim më shumë”.
Për vrasjen e tre vëllezërve, SHBA-ja në shumë raste i ka kërkuar Serbisë të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë.
Që të tre ishin shtetas të SHBA-së.
-
Kurti: Vëllezërit Bytyqi, dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë
-
Kurti në New York: Ideali i vëllezërve Bytyqi, udhërrëfyes për të ecur përpara
-
Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York
-
Kurti: Duhet të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve serbe
-
25 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyqi, SHBA-ja i kërkon Serbisë drejtësi