Kreu i shtetit, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Pustecit në Pogradec, e cila banohet nga maqedonas. Kreu i shtetit zhvilloi takime me drejtues të pushtetit vendor në këtë Bashki dhe me qytetarë, ku diskutoi për problemet dhe investimet në këtë zonë.
Presidenti Meta u prit nga nënkryetari i Bashkisë së Pustecit, Andon Jani, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor si dhe nga dhjetëra banorë të minoritetit maqedonas, të cilët i uruan mirëseardhjen dhe e falënderuan për mbështetjen e përkrahjen e tij të vazhdueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë bashkëbisedim me ta, Presidenti Meta tha se “vëmendja ime ndaj minoritetit maqedonas do të jetë çdo ditë gjatë mandatit tim”.
{gallery}
“Ne krenohemi me vlerat e minoritetit maqedonas, i cili është një pasuri për Shqipërinë. Ju garantoj se do bëj çmos dhe do mbështes të gjitha përpjekjet tuaja për ruajtjen e identitetit, traditave dhe vlerave tuaja të shkëlqyera. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë që Bashkia e Pustecit të jetë ndër më të begatat”, theksoi Presidenti Meta.
Presidenti theksoi gjithashtu se “në kuadrin e Vitit të rëndësishëm mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut ramë dakord, bashkë me përfaqësuesit e Bashkisë së Pustecit të vlerësojmë disa nga ngjarjet dhe personalitett më të rëndësishme historike të kësaj zone, sikundër është edhe shkrimtari i njohur, Sterjo Spasse, biri i komunitetit maqedonas”.