Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshit, të cilit i është drejtuar me një porosi.
Meta kërkoi nga Kosova që të ketë kujdes më të madh për Prevallën, pasi, sipas tij, është vend shumë i bukur dhe ka vlerë të veçantë gjë që e bën ta ketë shumë për zemër.
Matoshi duke iu përgjigjur porosisë së Metës, deklaroi se Prevalla është pjesë e kujdesit institucional dhe investimeve që do të ndërmarrim në ruajtjen e parkut nacional “Sharri”.
Të dy theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë krijimin e hapësirave të gjelbra.
Meta shprehi gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e bukurive të shumta.
Në fund Matoshi e Meta planifikuan edhe ndërmarrjen e një aktiviteti të përbashkët në kuadër të fushatës tre mujore për pastrimin e Kosovës.
-
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë
-
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Kosova themelon Gardën për Mbrojtjen e Natyrës, në fokus luftimi i krimeve mjedisore
-
Rama – Kurtit pas fitores së Kosovës: Qiti paret kryeministër