Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ashtu siç ka paralajmëruar, po zhvillon takime konsultative me ish-paraardhësit e tij rreth negociatave për kufirin e detit me Greqinë.
Ditën e sotme, Meta u takua me Alfred Moisiun, i cili qëndroi në zyrën e kreut të shtetit për rreth 45 minuta, raporton Ora News.
Më pas në zyrën e tij shkoi Rexhep Mejdani dhe më pas ish-presidenti Sali Berisha.
Një ditë më parë, ai u konsultua me Bujar Nishanin dhe Bamir Topin.
Pasditen e djeshme, Bushati i dërgoi një letër Presidentit për ti kërkuar plotfuqishmërinë për të negociuar me palën greke për ndarjen e kufirit detar.
Kjo kërkesë është e detyrueshme sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e vitit 2009, e pas marrjes së kërkesës Meta ka vendosur të konsultohet përpara se të procedojë me kërkesën.
-
Për “Detin”, Meta konsultohet edhe me Berishën
-
Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë
-
Ish-ministri Bushati zbulon negociatat me Greqinë për çështjen e delimitimit të kufirit detar
-
Meta thërret Ramën e Bashën të merren vesh për një zgjidhje të krizës në Shqipëri
-
Meta takon me ambasadorët e BE-së, i informon për shtyrjen e zgjedhjeve