Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, gjatë ditës së sotme foli për Shqipërinë, të cilën e quajti si një “vend shumë të vogël, por shumë të djallëzuar evropian, amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta.
Përmes një postimi në Twitter, Meta ka thënë se Shqipëria nuk është një vend i lig, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta, raporton Koha.net.
“Shqipëria nuk është një vend djallëzor por vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë e lig e paparë dhe për pasojë, të drejtat e njeriut i konsideron të shenjta. Tash e dy dekada, Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah SHBA-së dhe shteteve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo veprimi tjetër që rrezikon stabilitetin dhe paqen botërore”, ka shkruar Meta në Twitter.
Komentet e Khameneit iu referuan strehimit të rreth dy mijë pjesëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (MEK) në Shqipëri.
-
Irani shpall Shqipërinë armike: Një vend i vogël në Evropë strehon armiqtë tanë
-
Rama i prerë me Iranin: Nuk i dorëzojmë muxhahedinët
-
Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se SHBA-ja s’do të ketë më strehë të sigurt në rajonin e Gjirit
-
Rama mbështet SHBA-në e Izraelin: Garda Revolucionare është organizatë terroriste
-
Lideri i Iranit: Trumpi të fokusohet në problemet e vendit të tij