Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta e quan lajm të mirë vdekjen e liderit të ISIS-it

Ilir Meta, president i Shqipërisë e ka cilësuar lajm të mirë për njerëzimin vdekjen e liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bahgdadi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar sot se al-Baghdadi, ka vdekur gjatë një aksioni të udhëhequr nga forcat speciale amerikane në Sirinë veriperëndimore.

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!” ka shkruar Meta në Facebook.