Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar sulmin në Las Vegas, ku mbetën të vrarë 50 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
Meta ka përcjell ngushëllime familjarëve, ndërsa shpreh mbështetje për popullin dhe autoritetet amerikane në përballje me këto akte.
“Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë. Dënoj me forcë ketë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikan në përballje me akte që synojnë të trembin dhe te mbjellin frike e terror ne mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike”, thuhet në reagim.
Ndryshe, përgjegjësinë për sulmin në Las Vegas e ka marrë Shteti Islam.
-
Trump, ngushëllime dhe mesazh solidariteti për Las Vegasin
-
Sulmi në Las Vegas, Putin ngushëllon Trumpin
-
Thaçi: Kosova mban zi për viktimat në Las Vegas
-
Rama dënon sulmin ndaj Izraelit: Qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit
-
Meta pas krimit në Gllogjan: Autorët meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor