Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar sot 4 ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Kështu Anila Denaj, dekretohet në vend të Arben Ahmetajt si ministre e Financave dhe e Ekonomisë, Besa Shahini, ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollit, Belinda Balluku dekretohet si ministre Infrastrukture në vend të Damian Gjiknurit dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros, raporton Tch.
I vetmi ministër i zgjedhur nga Rama që nuk ka marrë ende pëlqimin e Presidentit është Gent Cakaj. Kreu i shtetit nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i Ministrit të Jashtëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Meta dekreton kabinetin qeveritar “Rama 3”
-
Kuvendi i Shqipërisë, pa opozitën, miratoi ndryshimet në kabinetin qeveritar
-
Meta s’i dekreton ministrat kosovarë të Ramës
-
Ndryshime në Qeverinë Rama, Shahini merr timonin e Arsimit e Cakaj të Diplomacisë
-
Rama ndryshon Qeverinë, dy kosovarë në krye të Ministrive