Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mesiq: Serbia nuk mund ta arrijë Kosovën

Stjepan Mesiq

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka thënë se Serbia kurrë nuk mund ta arrijë Kosovën, ndonëse po ushtron politikë agresive ndaj saj, raporton Al Jazeera Balkan.

Mesiq ka thënë se Serbia po bën politikë agresive sa i përket çështjes së mosnjohjes së Kosovës, porse puna e Kosovës është “çështje teknike” dhe se Serbia nuk mund të arrijë më Kosovën.

“Është iluzion”, ka thënë Mesiq, që ka marrë pjesë në Formumin e 8-të të Bakus.

Ai ka folur edhe për qeveritarët në Serbi.

“Ata që erdhën në pushtet në Serbi nuk ishin kundër Millosheviqit sepse ai u fut në luftë, por sepse nuk e fitoi luftën”, ka thënë Mesiq.

Ai ka folur edhe për përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Malit të Zi.

Edhe Mesiq: Serbët jetojnë në iluzion, Serbia nuk është e fuqishme Arbëri Mesiq: Serbët jetojnë në iluzion, Serbia nuk është e fuqishme

“Ata provuan gjithçka dhe tash kanë vendosur të prishin marrëdhëniet fetare që janë krijuar në Mal të Zi. Më duket se është e përkohshme, por e gjithë kjo lë shumë nervozizëm në rajon”, ka shtuar kroati.

Mesiq po ashtu ka kritikuar Bashkimin Evropian.

“Sot, Bashkimi Evropian nuk ka një lider që ka vizion. Keni vetëm zyrtarë që i mbajnë gjërat, por nuk ofrojnë rrugëdalje. Ne nuk kemi liderë që të tërheqin vendet që nuk janë në Bashkim Evropian për t’iu bashkuar BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Nga njëra anë ka humbur entuziazmi i atyre që duan të anëtarësohen në BE. Këta liderë nuk e dinë se fati i BE-së është në bashkimin e saj. E gjithë kjo vonesë në zgjerimin e BE-së dëmton vetë BE-në dhe politikën ndërkombëtare”, ka thënë Mesiq.