Arbëri

Mësimi në distancë i lëndëve të gjuhëve të huaja nuk ka nisur ende

Foto: Alban Bujari / Koha

Edhe pse lëndët e gjuhëve të huaja parashihen në kurrikula dhe planprograme mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, ende nuk është duke u organizuar mësimi nga distanca në këto lëndë.

Kjo ka ngritur shqetësim te prindërit, të cilët po kërkojnë që Ministria e Arsimit të mos e lërë anash organizimin e mësimit edhe për këto lëndë, shkruan KOHA.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka kërkuar që MASHTI të gjejë një zgjidhje që sa më parë të këtë mësim edhe për gjuhët e huaja sepse, siç është shprehur, në fund të vitit shkollor nxënësit do të notohen në to.

“Pikërisht ky shqetësim është evident tek prindërit. Kam shpresuar që Ministria do ta ketë parasysh pra formatin e mësimit online, i cili është i varfër dhe rekomandimi i Këshillit të Prindërve është që ta pasurojë me lëndët të cilat janë në kuadër të planprogrameve të mësimit prej klasës 1 deri 9, ku përfshihen edhe gjuhët e huaja. Dëmi i nxënësve është i madh, sepse ata mbesin pa informacione, pa njohuri për lëndët e tjera, që ka të bëjë prej klasës 1 deri 9”, ka theksuar ai.

Edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, vlerëson se Ministria nuk duhet të humbë kohë me organizimin e mësimit në këto lëndë, në mënyrë që nxënësit të mos mbeten shumë mbrapa.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.