Me lutjen për paqe dhe dashuri ka filluar mesha për festën e Pashkëve.
Shumë qytetarë të besimit katolikë morën pjesë në këtë meshë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, raporton KTV.
Mesazhin për këtë festë në meshën kryesore, e ka përcjellë famullitari i Katedrales, Don Fatmir Koliqi.
Ai foli për këtë festë, si dhe ringjalljen e Krishtit.
Për festën, besimtarët e krishterë i kanë uruar edhe krerët institucionalë.
Urimin, kryeministri Ramush Haradinaj e ka dhënë nga shtëpia e mikut të tij katolik, duke bekuar familjet shqiptare.
Kurse, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar për shpresë, dashur e mirëkuptim ndërmjet njerëzve.
Festa e Pashkëve në Kosovë po festohet në mënyra të ndryshme.
Një meshë tjetër është mbajtur edhe në Prizren në Katedralen “Zoja Ndihmëtare”, e udhëhequr nga imzot Dodë Gjergji.
Ky i fundit, të shtunën, ka kritikuar institucionet për dëbimin nga Kosova të shtetasve turq, të kërkuar nga pushteti i Erdoganit.