Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mesazhin e SHBA-së në 10 vjetorin e Pavarësisë e solli në Kosovë Robert Karem

Ndihmës-Sekretari i Mbrojtjes, Robert Karem, ka dhënë mesazhe mbështetëse për Kosovën në 10-vjetorin e pavarësisë.

Ai ka folur në pritjen që Presidenti Hashim Thaçi e organizoi për festën, derisa ka kërkuar që të luftohet krimi e korrupsioni.

“Dua të nënvizoj bashkëpunimin e ngushtë mes shteteve tona dhe ne do të jemi afër jush në luftimin e sfidave, forcimin e ekonomisë dhe gjithashtu për rritjen e kapaciteteve të forcave tuaja të armatosura të cilat do të kujdesen për sigurinë e qytetarëve tuaj. Por, i inkurajoj qytetarët e Kosovës dhe autoritetet që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të zbatojnë sundimin e ligjit e gjithashtu të përmbahen nga deklarata që mund të inkurajojnë dhunë”, tha Karem.

Karemi ka shtuar se Kosova gjithashtu duhet të luajë rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me shtetet fqinje, duke përmendur çështjen e kufirit me Malin e Zi.

“Vendimet nënkuptojnë edhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, një anëtare e NATO-s. Nënkupton gjithashtu edhe arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sepse pos dialogut, nuk ka rrugë tjetër. E ardhmja e Kosovës është si një anëtare e integruar në vlerat euro atlantike”, tha ai

Kurse, Presidenti i Kosovës ka thënë se vendi nuk do të arrinte këtu pa përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Edhe Thaçi - Karemit: Mesazhet e SHBA-së i kanë dhënë më shumë kuptim festës sonë Arbëri Thaçi - Karemit: Mesazhet e SHBA-së i kanë dhënë më shumë kuptim festës sonë

Për kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, Kosova është shumë afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në pritjen solemne të Presidentit, kanë marrë pjesë shumë mysafirë të tjerë nga vende të ndryshme të botës.