Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, ka deklaruar të premten se Kosova nuk duhet të bëjë lëvizje pa partnerët kyç.
Ai në rrjetin Twitter ka shkruar se SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga kualiteti i partneriteteve të saj.
“Ne nuk duam ta shohim Kosovën të pakoordinuar me partnerët kyç të saj”, ka thënë ambasadori amerikan.
Deklarata e diplomatit amerikan vjen pas insistimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që për formimin e ushtrisë të shmangen procedurat kushtetuese, e Kuvendi ta miratojë ligjin që do t’i jepte FSK-së mandat ushtarak.
Artikuj të ngjashëm
-
Delawie: Krijimi i ushtrisë përmes ligjit prish marrëdhëniet e Kosovës me partnerë
-
Thaçi takohet me Delawien, thotë se Ushtria do të bëhet
-
Delawie: Kosova të integrojë serbët për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin
-
Thaçi e Haradinaj në SHBA, Delawie me mesazhe të forta në Prishtinë
-
Delawie: “Nuk kemi thënë se do të pranojmë gjithçka”