Lajmin për vrasjen e familjarëve të saj gjatë vitit 1999 e kishte kuptuar nëpërmjet televizionit.
Dashurije Bulica, e cila ishte në mesin e të dëbuarve me dhunë nga Kosova, mes lotësh tregoi për momentin kur nënën e saj e kishte parë duke folur në CNN, raporton KTV.
E në mesin e 88 të vrarëve nga forcat serbe në vitin 1999, 41 persona janë të familjes Ahmetaj nga fshati Korishë i Prizrenit.
Serbët, gjatë asaj kohe nuk kursyen as një foshnje 6 muajshe, e cila është në mesin e të vrarëve.
Bujar Ahmetaj, i cili humbi të gjithë anëtarët e familjes, është i zhgënjyer me institucionet lokale dhe qendrore, për neglizhencën ndaj kompleksit memorial.
Më 13 maj të vitit 1999 forcat serbe vranë e masakruan 88 persona që ndodheshin në këtë fshat.
Edhe
Mes kritikash për institucionet, në Korishë përkujtohen 88 dëshmorët e martirët e vrarë në luftë
Të pranishëm në këtë 20-vjetor ishin zyrtarë komunalë nga Prizreni dhe Suhareka, si dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Që nga viti 2011 e deri tash janë ndarë rreth 200 mijë euro nga buxheti i Komunës së Prizrenit për këtë kompleks memorial, i cili ende s’ka përfunduar shkaku i keqpërdorimeve.