Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Merret vendimi për rrënimin e objekteve montazh tek Ujëvara e Mirushës

Inspektorati komunal i Malishevës ka marrë vendim për rrënim të objekteve montazh në ujëvarën e Mirushës.

“Pas urdhëresave nga Ministria e Mbrojtjes dhe Planifikimit Hapësinor për rrënimin e objekteve montazh, drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Malishevës, me drejtor, Dibran Kastratin, merr vendim për rrënimin e të gjitha objekteve montazh, tek ujëvara e Mirushës e cila gjendet në zonën e parë mbrojtëse”, thuhet në komunikatën e tyre, transmeton Koha.net.

Në këtë drejtim, thuhet se si drejtori kanë ndjekur të gjitha procedurat e duhura ligjore, duke urdhëruar pronarët t’i largojnë objektet brenda afatit prej 30 ditësh.

“Në rast të mosveprimit nga pronarët, inspektorati do të rrënoi objektet, por të gjitha shpenzimet, do t’i bartin pronarët vet”, thuhet tutje.

“Tërheqim vërejtjen, si inspektorat, se të gjitha objektet të cilat janë të ndërtuar në zona ku nuk lejohet do të merren masa ligjore nga inspektorati, për rrënimin e atyre objekteve”, përfundon njoftimi.