për themelimin e Akademisë për Vetëqeverisje Lokale të iniciuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që në start ka hasur në reagime të shumta.
Edhe pse ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal, atë po e kundërshtojnë drejtuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre, hartimi i koncept-dokumentit për themelimin e kësaj akademie nuk është asgjë tjetër përpos tendencë për duplifikimin e mekanizmave ekzistues.
Zyrtarë të këtij ASK-së thonë se Kosova nuk e ka luksin të shpenzojë para të taksapaguesve dhe të investojë kot në institucione paralele, pasi theksojnë se mekanizma të ngjashëm tashmë ekzistojnë dhe kryejnë të njëjtën punë.
Sipas Ibrahimit, MAPL-ja ka marrë një model, i cili nuk ekziston në asnjë vend të Evropës dhe Rajonit.
Ndërsa shton se pa plotësim-ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe amendamentimin e Ligjit për Institutin Kosovar të Administratë Publike nuk mund të themelohet një institucion i tillë.
Kundër themelimit të kësaj akademie është edhe Shoqëria Civile.
Sipas Institutit “GAP” Kosova nuk duhet ta rris numrin e agjencive ose organizatave publike, në kohën kur ekzekutivi është zotuar të rishqyrtojë numrin e tyre për të liruar buxhetin publik nga barra e shërbimeve dhe pagave.
“Iniciativa për të krijuar Akademi për Vetëqeverisje Lokale do të paraqiste në të njëjtën kohë dualizëm institucional, ngase në të njëjtën kohë funksionon Instituti i Kosovës për Administratë Publike”, thuhet në përgjigjen e Institutit GAP.
Ndërkaq hartuesit e këtij koncept dokumenti, MAPL-ja përmes një përgjigjeje elektronike me shkrim kanë thënë se me Themelimin e kësaj Akademie, e kryejnë detyrimin e tyre ndaj Qeverisë, e cila ka dalë nga Strategjia për Vetëqeverisje Lokale.
“MAPL-ja ka përmbushur detyrimet e veta sipas vendimeve dhe strategjisë nacionale për vetëqeverisje lokale dhe pas përfundimit të procesit të konsultimit, të njëjtin koncept do ta adresojë te Ministria e Financave për deklaratën financiare dhe te MIE”, ka thënë Rozafë Ukimeraj, sekretare në MAPL.
Pas marrjes së deklaratave nga këto dy Ministri, koncept-dokumenti do të adresohet për miratim te Qeveria e Republikës së Kosovës.