Shkup, 22 korrik – Besnik Emini merr detyrën komandant i brigadës së parë të makinerisë këmbësore në Komandën e përbashkët operative në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.
Emini si shqiptar i parë në këtë pozicion zë vendin e Dragan Kovaçkit, i cili në shkurt të këtij viti u emërua nga ish presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa presidenti aktual Stevo Pendarovski abrogoi vendimin e paraardhësit të tij.
Emërimi i Eminit u bë pa prezencën e mediave, praktikë kjo e cila nuk është zbatuar asnjëherë deri më tani nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë/zhurnal.mk.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Maqedoninë e Veriut për herë të parë një shqiptar bëhet komandant brigade
-
Pendarovski: Emri zyrtar i ushtrisë është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut
-
Pesë shqiptarë te Maqedonia e Veriut
-
Davkova betohet si presidente e Maqedonisë së Veriut
-
Shkarkohet komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase