Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mërgimtari dhuron pajisje për zjarrfikësit në Drenas

Mërgimtari nga Gjermania, Halil Haxhija, ka ndihmuar zjarrfikësit në Drenas me pajisje shërbimi, në vlerë rreth dy mijë euro.

Afrim Gjeli, nga shërbimi i zjarrfikësve në këtë komunë, ka thënë për emisionin SOT në KTV se fiskajat profesionale të dhuruara nga Haxhijaj janë tejet të rëndësishme sidomos për zjarret në ambientet e brendshme.

“Zoti Haxhijaj ka ndihmuar zjarrfikësit me dy fiskaja profesionale që shërbejnë më së shumti për zjarre të brendshme. Është kosto e lartë. Po shpresojmë që edhe mërgimtarë të tjerë do të shprehin vullnetin për të ndihmuar”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, Gjeli ka thënë se njësiti i zjarrfikësve në këtë komunë ka 17 zjarrfikës, teksa ka shtuar nevojën për një nënstacion në Komoran.

Gjeli ka thënë se ky njësit s’qëndron keq me automjete e pajisje në raport me numrin e punëtorëve, por ka shtuar se “s’mund të themi se jemi shumë të kënaqur”.

Për hir të dhurimit të këtyre pajisjeve për zjarrfikësit, Komuna e Drenasit ka ndarë mirënjohje në shenjë falënderimi për Haxhijajn.

Artikuj të ngjashëm