Mërgimtarët ankohen se janë lodhur e dërrmuar. Kanë kaluar shumë kilometra e kur vijnë në hyrje të Kosovës duhet të presin ende.
Thonë se askund nuk presin më shumë se këtu, raporton KTV.
Sipas tyre, gjatësia e kolonës arrinte në mbi 2 km dhe pjesëtarët kufitarë nga ana e Serbisë punonin shumë ngadalë, duke përmendur këtu edhe punimet që po bëhen për pikë të re kufitare.
Andaj i akuzojnë zyrtarët institucionalë për tollovitë e krijuara në pikat kufitare.
Por edhe për të dalë nga Kosova gjatë së mërkurës u krijua kolonë e madhe.
Udhëtarët ishin zgjuar që herët në mëngjes, në mënyrë që të kalonin më lehtë por ngecën sërish.
Edhe
Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët presin deri në tri orë
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, thotë se te pala kosovare mund të pritet 2 ose 3 minuta por vonesat për të hyrë në Kosovë po i shkakton pala serbe.
Në anën tjetër, disa nga mërgimtarët thonë se për vitet e ardhshme, nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje, as që do ta marrin mundin të vijnë në Kosovë.