Më rastin e shënimit të “Ditës së mërgatës”, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim mërgimtarët të cilët kanë ardhur në pushime verore në familjet e tyre dhe ka marr nga ta propozime dhe sugjerime për projekte që janë në interesin e qytetarëve të Drenasit.
Mërgimtarët të cilët ishin prezentë në këtë takim, kanë shprehur gatishmërinë edhe për të sjellë investime në Komunën e Drenasit nga bizneset evropiane dhe nga Kanadaja, por edhe nga bizneset familjare të tyre, thuhet në njoftimin për media nga Komuna e Drenasit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, kryetari Lladrovci ka shprehur gatishmërinë që t’i përkrahë të gjithë të interesuarit që janë të gatshëm të investojnë në Komunën e Drenasit duke ju krijuar lehtësira administrative dhe pajisje me dokumente të nevojshme ne afate sa më të shpejta ligjore.
Nga mërgimtarët, kryetari Lladrovci ka marrë edhe këshilla e sugjerime për projektet që kanë vlerësuar se janë të nevojshme për Drenasin, ndërsa kryetari Lladrovci ka thënë se janë duke e hartuar projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe do të inkorporohen edhe ato projekte që janë propozuar nga qytetarët.