Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në vendlindjen e tij Gllanasellë ka prezantuar disa pika të platformës së tij zgjedhore “Për Drenasin Kampion”, me të cilin po synon ta fitojë edhe një mandat katërvjeçar në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Qytetarët e Drenasit, janë qytetarë kampionë dhe nuk votojnë me sy mshel, e votojnë vlerën, dëshminë në punë, kontribuuesit e vlerave të qeverisjes shembullore në nivel nacional, votojnë për vepra dhe programin ambicioz në mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ai ka treguar se takimin e dytë elektoral e zhvilloi në Çikatovën e Vjetër, bashkë me Arjanit Hotin, Fitore Morina Hoxha e me disa kandidate e kandidatë për Kuvendin e Komunës.
“Vlerësova vullnetin qytetar për fitore më 12 tetor "Për Drenasin Kampion". Qytetarët i duam me mirëqenie dhe Komunën e Drenasit e duam të zhvilluar e me perspektivë, prandaj qytetarët kanë 101 arsye për të votuar "Për Drenasin Kampion"! Vazhdojmë edhe katër!” – ka shkruar Lladrovci.
-
Lladrovci: Qytetarët e Drenasit i kanë 101 arsye “Për Drenasin Kampion”
-
Ramiz Lladrovci “rikthehet” në PDK
-
Lladrovci: Këtë fitore ia dedikoi Thaçit, Veselit dhe Krasniqit
-
Lladrovci: Besnikët e Thaçit e Veselit janë besnikë të UÇK-së e PDK-së, jo të “Dadës Razë”
-
Lladrovci premton lehtësime për bizneset