Mbi një qind qytetarë të lindur në Komunën e Deçanit kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, vetëm brenda vitit 2018, bëjnë të ditur zyrtarë të Administratës Komunale.
Shefja e Gjendjes Civile në Komunën e Deçanit, Hate Shehu, ka thënë se është shqetësuese heqja dorë e mërgimtarëve deçanas nga shtetësia e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
“Gjatë vitit të kaluar 108 qytetarë të kësaj komune që jetojnë jashtë janë liruar nga shtetësia, pasi shtetet si Zvicra, Gjermani, Austria, Italia, Suedia,... nuk lejojnë dyshtetësi dhe qytetarët detyrohen të kërkojnë lirimin nga shtetësia e Kosovës”, ka thënë Shehu.
Ajo ka theksuar se gjatë vitit të kaluar ka pasur mjaft punë me kërkesat e shumta të qytetarëve të kësaj komune për të nxjerrë dokumente të ndryshme personale.
Sipas të dhënave nga Zyra e Gjendjes Civile në këtë komunë, Administrata komunale në Deçan, gjatë vitit 2018 ka lëshuar 51 mijë e 610 dokumente të ndryshme.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Mbi 5,000 të rinj kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës vitin e kaluar
-
Së paku 3 mijë pejanë kanë hequr dorë nga shtetësia në 10 vjetët e fundit
-
Mbi 5 mijë persona vjet lanë shtetësinë e Kosovës
-
Mbi 16 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia për tri vjet
-
Shtetësinë e Kosovës e kanë lënë më shumë se 3500 persona, institucionet tregojnë shkaktarët