Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Memorandum për punësimin e të rinjve

Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besa Zogaj-Gashi, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i projektit “EYE”, Timothy Sparkman, kanë nënshkruar të enjten një memorandum mirëkuptimi për të zgjeruar kështu projektin “Gratë në Punë Online (WOW)” edhe në Podujevë e Mitrovicë. Zv.ministrja e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besa Zogaj-Gashi, nëpërmjet një komunikate për media të MZHE-së, ka thënë se përfituese të projektit “WOW” janë bërë 9 komuna dhe se ky projekt është i dobishëm edhe për qytetarët e Podujevës, e sidomos për gratë e kësaj komune, të cilat mund të punojnë edhe nga shtëpia.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.