Praktikë profesionale me pagesë do të ndjekin 40 gra të Podujevës në çerdhet publike të kësaj komune. Kjo është mundësuar nëpërmjet nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet Komunës së Podujevës dhe organizatës “Women for women”.
Ceremonia është nënshkruar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kurse nënshkrimet i kanë vënë drejtori për Arsim, Avni Fetahu dhe drejtoresha ekzekutive e Organizatës, Iliriana Gashi.
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas është nënshkruar memorandum mirëkuptimi mes Komunës së Podujevës dhe organizatës ‘Women for women’ për angazhimin e 40 grave në kryerjen e praktikës profesionale në çerdhe publike në një periudhë njëmujore. Në emër të Komunës së Podujevës marrëveshjen e ka nënshkruar drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, ndërsa në emër të organizatës marrëveshjen e ka nënshkruar drejtoresha ekzekutive Iliriana Gashi. E pranishme në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu”, thuhet në njoftimin e Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe informim.
Zyrtarët komunalë kanë theksuar se ky angazhim do t’u ndihmojë grave që të ngrisin kapacitetet e tyre në fushën e kujdesit ndaj fëmijëve, si dhe të mësojnë teknikat dhe përvojat më të mira nga edukatoret që punojnë në çerdhet publike.
“Praktika profesionale do të jetë me pagesë”, përfundon njoftimi.
-
Gratë e Podujevës ftohen të aplikojnë për trajnime dhe grante në sektorin e përpunimit
-
QKMF-ja në Podujevë nis programin edukues për prindërit e rinj
-
Fillon regjistrimi dhe verifikimi i konsumatorëve të KRM “Pastrimi” në Podujevë
-
Komuna e Podujevës vjet pagoi gati 2 milionë euro për vendime gjyqësore
-
Ruajtja e traditës së moçme të Prizrenit fuqizohet me 70 artizane të certifikuara