Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Memorandum bashkëpunimi KHAIA – MFSK

Foto: Koha

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në Zyrën e Kryeministrit, në përputhje me obligimet ligjore, ka nënshkruar një Memorandum të bashkëpunimit me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton kumetsa qveritare, tarsnemton Koha.net.

Memorandumi rregullon mënyrën e ofrimit të mbështetjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës për KHAIA, në rast të ndonjë aksidenti ajror ose hekurudhor në Republikën e Kosovës. Mbështetja do të ofrohet nga njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, me qëllim të gjetjes së personave të zhdukur, kutive të zeza si dhe materialeve të tjera, objekt i hetimeve dhe kërkimeve të KHAIA-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu FSK do të mbështes KHAIA-në në transportin e mbetjeve në rast të një aksidenti të fluturakeve dhe trenave nga vendi i transportit deri në lokacionin e caktuar nga KHAIA.