11:09 - Sekretarja e kolegjit “Mehmet Akif”, Flora Vokshi i ka thënë Kohës Ditore se sot në mëngjes në Gjakovë janë arrestuar drejtori dhe tre mësimdhënës të këtij kolegji.
“Ndërkaq, Jusuf Karabina dhe Mustafa Erdem janë arrestuar në Prishtinë. Ne nuk e dimë arsyet pse janë arrestuar. Të arrestuar janë drejtori gjeneral Mustafa Erdem, zëvëndësi i tij, Jusuf Karabina, Kahraman Demirez drejtori i shkollës në Gjakovë, Hasan Gunakan dhe Cihan Ozkan”, ka thënë ajo.
Policia konfirmon arrestimin e zyrtarëve të “Gylistanit”
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar për Kohën Ditore se sot ne mëngjes ka nisur një aksion në institucione të “Gylistanit”.
Ai ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar ende dhe kjo ka ardhur pas disa hetimeve që Policia i ka zhvilluar më herë t në këto institucione.
"Nuk mund të japim më shumë detaje, aksioni është duke u zhvilluar edhe më tutje, më vonë do të japim informacione tjera", ka thënë zëdhënësi Bajram Krasniqi.
Lexoni edhe: Arrestohen zyrtarë të “Gylistanit”
-
Arrestohen dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb në Kamenicë
-
Ministria për rastin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual: Të trajtohet me prioritet
-
Pezullohet drejtori i një shkolle në Gjakovë pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj një të miture
-
Tre të arrestuar në Gjakovë pasi penguan policët në kryerjen e detyrës
-
Arrestohen tre zyrtarë nga dy autoshkolla dhe një ekzaminere