Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka reaguar ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulinit, pasi ky i fundit edhe një herë tjetër mohoi Masakrën e Reçakut. Mehaj përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se “bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e Srebrenicës siç di, parë e ndjerë edhe Masakrën e Reçakut”.
Mehaj, duke e konsideruar Vulinin si pinjoll të kryekriminelit Slodoban Millosheviqit, shtoi se janë mësuar me mposhtjen e së vërtetës për projektin barbar serb mbi 150-vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve, me gënjeshtra e poshtërsi.
“Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptarë dhe antinjerëzorë të kreatorëve të krimeve më çnjerëzore. Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e Srebrenicës siç di, parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut. E vërteta e madhe, gur e shpirt i skalitur është edhe Almiri 14-vjeçar që iu këputë jeta bashkë me 45 familjarë e bashkëfshatarë të Reçakut, për të vetmin "faj" se ishin shqiptarë, nga gjakatarët barbarë serb, që udhëhiqeshin atë kohë nga qeveria kriminale serbe ku bënte pjesë edhe Vuçiq. Bota e vlerave demokratike dhe humane duhet të reagoj fuqishëm ndaj kësaj bastardie të qeverisë serbe të radhës, sepse Ne nuk harrojmë kurrë”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.
Mohimi i Masakrës së Reçakut nga Vulin ka ngjallur reagime të shumta ditëve të fundit, përfshirë edhe Bashkimin Evropian.
Të mësuar me mposhtjen e së vërtetës për projektin barbar serb mbi 150 vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve, me...
Posted by Armend Mehaj on Saturday, December 11, 2021
-
Ministri serb e quan “gënjeshtër të madhe” masakrën e Reçakut, reagojnë Walkeri e BE-ja
-
Osmani: Mohimi i masakrës, krim i dyfishtë i Serbisë
-
Walker: S’e pata të vështirë t’ia tregoja botës të vërtetën që e pashë në Reçak
-
Kujtohet vrasja e 45 civilëve shqiptarë në masakrën e Reçakut
-
Walker: I tregova botës çka pashë në Reçak