“Spanja nuk do ta bojkotojë samitin e BE-së për Ballkanin perëndimor në Zagreb”, është thënë në një përgjigje me shkrim nga përfaqësia e Spanjës në BE për portalin europeanwesternbalkans.com, transmeton Koha.net.
“Në varësi nga konfigurimi i samitit, Spanja do të jetë e pranishme sipas nivelit të përfaqësimit”, thuhet në përgjigje.
Më herët pati paralajmërimet se Spanja do ta bojkotojë këtë samit.
“Spanja do të mbajë pozicion stabil gjatë kohës sa nuk e pranon pavarësinë e Kosovës si shtet, që njëherit është edhe qëndrim i 4 vendeve të tjera anëtare dhe 80 vendeve të tjera në rajone të ndryshme të botës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sistemin e OKB-së“, thuhet në përgjigje.
Artikuj të ngjashëm
-
Samiti i Zagrebit pa simbole shtetërore, shkaku i Kosovës
-
Spanja paralajmëron bojkotimin e Samitit të Zagrebit, shkaku i Kosovës
-
Spanja merr presidencën e BE-së me qëndrimin e njëjtë ndaj Kosovës
-
Spanja nuk do ta përkrahë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE
-
Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën