Mediat lokale serbe raportojnë se gjashtë qytetarë serbë janë plagosur sot gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri për luftim të kontrabandës.
Sipas RadioKontaktPlus, të paktën gjashtë persona janë pranuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, derisa njëri është në gjendje më të rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur drejt Rashkës, qytet në kufi me Kosovën, për të takuar serbët e veriut, ka njoftuar transmetuesi publik i Serbisë.
Po sipas këtyre mediave, situata ka nisur të qetësohet në Mitrovicë të Veriut e Zveçan, por serbët po vazhdojnë me bllokim të rrugëve.