Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mediat meksikane shkruajnë se mafia shqiptare është e lidhur me kartelin famëkeq “Sinaloa”

“Karteli ‘Sinaloa’, aleat me mafian shqiptare”. Kështu e nis shkrimin e saj faqja meksikane e ‘El Universal’, të enjten, ku sqaron se karteli numër një në trafikun e kokainës në botë, ka shtrirë tentakulat e tij në vendet e Evropës Lindore.

Ky rajon tashmë pastron miliona dollarë të trafikut të drogës duke shfrytëzuar dhe mungesën e zbatimit të ligjit në këto vende, shkruan mediumi meksikan.

Autoritet e inteligjencës meksikane kanë zbuluar se drejtuesi i një fraksioni të kartelit të Sinaloas, Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, është aleat me mafian shqiptare. Për informacionin që ndihmon në kapjen e tij, SHBA-ja ka ofruar 15 milionë dollarë.

Ky personazh, sipas shkrimit të “El Universal”, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.

Ky grup shqiptar është vënë në shënjestër nga autoritetet për aktivitetin e parregullt të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në Meksikë dhe Shqipëri.

Edhe Zbërthehen arsyet e lidhjes së kartelit më famëkeq meksikan me mafian shqiptare Arbëri Zbërthehen arsyet e lidhjes së kartelit më famëkeq meksikan me mafian shqiptare

Sipas burimeve të “El Universal”’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo.

Aty pastrohen miliona dollarë nga krimi i organizuar, thuhet në shkrim.

Përveç kësaj, sipas raportit, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, derisa investimet janë të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit.

Shqiptarët, sqarohet në shkrim, po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive që kanë.

Kjo lidhje është një mundësi për meksikanët që të zgjerohen në Shqipëri, një vend i vogël ish-komunist që po joshet nga paratë prej aktiviteteve të paligjshme.

Edhe Departamenti Amerikan e bllokoi. Si funksiononte mafia shqiptare e kazinove në Meksikë? Arbëri Departamenti Amerikan e bllokoi. Si funksiononte mafia shqiptare e kazinove në Meksikë?

Ky grup shqiptar, sipas shkrimit, ka lidhje edhe me “Kartelin e Gjeneratës së Re”.

Para aleancës me, “El Mayo”, shqiptaret kishin lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine, shkruan "El Universal".