Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Media serbe: Liberia ka tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të jashtme i Liberisë, Gbezongar Milton Findlej, ia ka dorëzuar sot shefit të diplaomcisë serbe Ivica Daçqi notën për tërheqjen e njohjes së Kosovës derisa të zgjasë dialogu ndërmjet Beogardit e Prishtinës, njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug.

Në notë theksohet se Liberia e ka njohur Kosovën në bazë të njohurisë se Beogradi nuk është i gatshëm të bisedojë për zgjidhje e çështjes së Kosovës, transmeton Koha.net.

"Tash, me ndërmjetësim të BE-së, po zhvillohet dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Marrë para sysh këtë, do të ishte mirë që Liberia të marrë qëndrimin që mundëson zgjidhje përkatëse për qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës, gjë që po bëhet me bisedimet e tashme. Në përputhje me këtë, Liberia anulon njohjen që ia ka bërë Kosovës. Ky vendim mbetet në fuqi gjithnjë derisa të zgjasin bisedimet dhe negociata me ndërmjetësim të BE-së”, thotë tanjug ta ketë përkthyer notën, transmeton koha.net.

Liberia, siç theksohet në notën që e përcjellin serbe, do të respektojë rezultatet e negociatave që do të bëhen ndërmjet dy vendeve.

"Pastaj Liberia në tërësi do t’i përkrahë dy palët ashtu që do të votojë në dobi të zgjidhjes së marrëveshjes në OKB”, thuhet në atë dokument.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se është marrë vesh me kolegun e vet nga Liberia që dy vendet të konsultohen në planin ndërkombëtar dhe të koordinohen dhe se Liberia ka kumtuar se me të do të merret vesh për qasjen ndaj çështjeve shumë të rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën.

Daçiq ka përfunduar se Liberia, e cila e ka njohur Kosovën në vitin 2008, tani e ka anuluar njohjen derisa të zgjasin negociatat, sepse, siç tha ai, ajo nuk ka dashur të marrë anë.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm