Medie serbe njoftojnë se autoritete Kosovës sot gjoja kanë aktivizuar aksionin “Unaza e çeliktë” i cili, sipas tyre, përfshin bllokadën e të gjitha drejtimeve rrugore dhe kontrollimin e automjeteve e personave, ndërsa policia është e vendosur në të vendkalimet alternative.
Portali ‘telegraf rs, transmeton se Policia e Kosovës gjoja ka tërhequr pjesëtarë të saj nga kufiri me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë dhe se ato forca do të vendosen në veri të Kosovës, transmeton Koha.net. .
Këto medie kanë thënë se trupat policore kanë vetëm një detyrë – bllokimin e rrugëve alternative nga Serbia për në veri të Kosovës.
Media, këtë veprime vë në lidhje edhe me “regjistrat sekretë për serbët e shquar” kundër të cilëve gjoja po përgatiten aktakuza.
Portali ‘alo’ thotë të ketë informata nga burime policore të Kosovës se ka parashenja për arrestimin e funksionarëve të lartë serbë në Kosovë.
Sipas këtij portali, Polica e Kosovës po e përgatit planin operativ “Unaza e çeliktë” me qëllim të frikësimit të serbëve.
-
Policia vendos pengesa për kamionë tek ura e Bërnjakut
-
Pikat kufitare me Serbinë pritet të bllokohen të premten
-
Serbët protestojnë për të dytën ditë, paralajmërojnë bllokim të pikave kufitare Serbi-Kosovë
-
BE: Kosova është zotuar për depërshkallëzim, Qeveria po na shpërfill
-
Petkoviqi ankohet se Policia e Kosovës sërish përdori forcë të tepruar ndaj serbëve