Pjesëtarë të KFOR-it amerikan tash e disa ditë në malet e Bajgorës po ushtrojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Ushtrinë e ardhshme të Kosovës, shkruan sot gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Kjo gazetë, duke futur në thonjëza Ushtrinë e Kosovës dhe duke e quajtur Kosovën “shtet të rremë”, tregon se burime të saj kanë pohuar se ushtrimet po bëhen me më së paku nga 100 pjesëtarë të FSK-së, të cilët në periudha të ndryshme kohore ndërrohen me të tjerë në Bajgorë.
Pos që i ushtrojnë pjesëtarët e FSK-së, KFOR-i amerikan edhe po i armatos me të madhe këta ushtarë.
“Komanda e FSK-së ka blerë nga amerikanët 27automejte lufte Hummer ndërsa 24 sish i ka marrë dhuratë”, citon gazeta gjoja burimin e vet, transmeton Koha.net.
Gazeta shton se shqiptarët e Kosovës me nxitim po i intensifikojnë ushtrimet me amerikanët në kuadër të operacionit të përbashkët “Shpata e artë”, të cilat ky medium serb i quan fazë finale e marrjes së veriut dhe rrumbullakim të sovranitetit të Kosovës.
-
Media serbe: Armët për Ushtrinë e Kosovës tashmë janë nisur nga SHBA-ja
-
Ushtrime të KFOR-it nëpër gjithë Kosovën
-
Media serbe: Perëndimi po i trajnon shqiptarët e Kosovës që me luftë ta marrin veriun
-
Ushtria e Kosovës, ndër fotografitë e javës nga “Sky News”
-
Ushtarët gjermanë e amerikanë të KFOR-it trajnohen për zbarkim me helikopter në jug të Kosovës